LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit të kaluar janë kryer 4.151 sulme terroriste

Gjatë vitit të kaluar janë kryer 4.151 sulme terroriste

Numri i sulmeve terroriste në botë në vitin 2016 u rrit për 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në vendet perëndimore për madje 174 për qind, tregon sot hulumtimi i publikuar i kompanisë ndërkombëtare të sigurisë “Aon”, me seli në Britani të Madhe.

Në vitin 2016 ishin kryer gjithsejtë 4.151 sulme terroriste në vende të ndryshme të botës, ndërsa në vitin 2015 ai numër paraqiste 3.633.

Në vendet perëndimore numri i sulmeve është rritur prej 35 në 96. Por, edhe krahas rritjes së dukshme të sulmeve terroriste në Perëndim, ato paraqesin mezi tre për qind të dhunës terroriste në suaza botërore, theksojnë ekspertë të kompanisë, kur publikoi hartë të rreziqeve politike nga terrorizmi dhe dhuna politike në vitin 2017.


Harta, në mënyrë të pritshme parashikon rritje të rreziqeve, me c’rast nivel më të lartë të rrezikut ka në 17 vende.

Vitin e dytë me radhë është regjistruar numër më i madh i vendeve, të cilat janë ngritur në shtyllën e rreziqeve (19), nga ato tek të cilat janë ulur reziqet (11).

“Skenari për vitin 2017 nuk është rozë”, deklaroi Luj Boler, drejtor i Sektorit për rreziqe politike në “Aon – Francë”.

“Nuk shohim shkaqe reale që gjendja të përmirësohet. Efekti kumulativ i rreziqeve pilitike, ekonomike dhe terroriste krijon klimë jashtëzakonisht jostabile”, shtoi ai.

Në kumtesën në të cilën është publikuar edhe harta për vitin 2017 ceket se ka pak gjasa që rreziqet nga dhuna politike këtë vit të ulen.