LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit 2017 në vendet e BE-së janë prodhuar mbi 5 milionë ton pasta

Gjatë vitit 2017 në vendet e BE-së janë prodhuar mbi 5 milionë ton pasta

Vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar kanë prodhuar rreth 5.4 milionë ton pasta, që ka kapur shifrat prej 5.3 miliardë euro, një rritje me 60 për qind nga 10 vite më parë.

Italia kryeson për nga prodhimi me rreth 67 për qind të totalit të prodhimit ose 3.6 milionë ton pasta në vlerë prej 3.5 miliardë euro. Kjo e bën Italinë eksportuesin më të madh të Bashkimit Evropian, më saktësisht 1.8 milionë ton të eksportuar ose 76 për qind i totalit të pastës së eksportuar nga vendet e Bashkimit Evropian, nga e cila 67 për qind ka përfunduar në shtetet anëtare.

Sipas të dhënave të Eurostat, përcjell Telegrafi, Gjermania ka qenë importuesi kryesor i pastave, me 363 mijë ton, që është çereku i totalit të importit të vendeve të Bashkimit Evropian, e ndjekur nga Franca me 337 mijë ton ose 23 për qind.


Në vitin 2017, destinacioni kryesor për eksportet e pastave nga vendet e Bashkimit Evropian ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 167 mijë ton, të ndjekur nga Japonia me 77 mijë ton importe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori