LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve në Kosovë, katër raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve në Kosovë, katër raste të dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka regjistruar dhe raportuar gjithsej 4 raste të dhunës në familje.

Sipas policisë këto raste të dhunës kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Pejës, Vitisë dhe atë të Skenderajt.

Në dy rastet e para dhuna ishte ushtruar nga burrat në drejtim të grave të tyre.


Kurse rasti në Pejë kishte ndodhur pasi një person kishte ushtruar dhunë psikike mbi  nënën e tij ku dyshohet se i njëjti ka probleme mendore.

Rastet e dhunës në familje sipas raportit të policisë:

Prishtinë, 15.01.2022-10:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili jeton jasht RKS. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti, 05.01.2022-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur gruan e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Pejë, 15.01.2022-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij si dhe kishte demoluar gjësende në shtëpi. I dyshuari është shumë agresiv dhe dyshohet se ka probleme mendore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar te psikologu dhe me sugjerimin e tij, i dyshuari është dërguar për ekzaminim më te detajuar për QKUK. Prokurori i shtetit ka lëshuar vendim mbi ndalimin e te dyshuarit.

Skenderaj 15.01.2022-18:00,  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar (djalin e ti) e kishte sulmuar fizikisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Kalo në kategori