Gjasula flet para ndeshjes me Poloninë: I gatshëm të luaj kudo, të kënaqur edhe me një pikë

Klaus Gjasula u paraqit sot në konferencën për shtypin përpara ndeshjes ndaj Polonisë.
Mesfushori që aktivizohet në Bundesliga 2 me Darmstad, preku disa tema të ndryshme, duke nisur nga takimi i parë eliminator, trajneri Sylvinho dhe objektivat e Kombëtares.
33-vjeçari tha se ndihet mirë, derisa është i gatshëm të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.
Gjendja fizike – “Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha ok, por të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj nga minuta e parë. Do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët”.
Atmosfera– “Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë”.
Sylvinho – “Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord dhe do të japin maksimumin. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para. Me emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Sylvinho na ka treguar idetë e veta. Në të ardhmen do të bëhet më mirë”.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































