Gjashtë muaj burg për komandantin e stacionit policor në Novobërdë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. A. në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burgim, i cili dënim nuk ekzekutohet me kusht që në afat prej një viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro.
“I pandehuri me datë 02.09.2017 në cilësinë e personit zyrtar – Komandat i Stacionit Policor në Novobërdë, ka pranuar dhuratë-drunjë për ngrohje në sasi prej 5 metra kub, në këmbim për mos zbulimin e vjedhjes së pyllit nga personi N. M..
Gjithashtu i akuzuari me datë 22 dhe 23.07.2017 përmes telefonit komunikon me personin I. D., dhe nga i njëjti mëson se posedonnjë armëpa leje, e cila gjatë bastisjes është sekuestruar tek personi I. D..Po ashtu i akuzuari ka qenë në dijeni se i pandehuri në fjalë është duke mbajtur në bashkësi jashtëmartesore personin nën 16 vjeç dhe nuk ndërmerr veprime, por i jep udhëzime që të ketë kujdes deri sa të mbush moshën 16 vjeçare”, thuhet në njoftimin për media.
Me këto veprime ka i akuzuari Sh. A. ka kryer dy vepra penale marrja e ryshfetit dhe veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo i kryerësve të tyre, vepra të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim unik për këto dy vepra, duke e dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti nëse nuk kryen vepër tjetër penale, gjithashtu ka shqiptuar edhe një dënim me gjobë në shumën prej 1500 euro.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj takon Shefin e Misionit të SHBA-ve në NATO, diskutohet siguria në Ballkan

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?