LAJMI I FUNDIT:

Gjasat e Ronaldos për lojë ndaj Koresë së Jugut janë 50 për qind

Gjasat e Ronaldos për lojë ndaj Koresë së Jugut janë 50 për qind
(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e fundit grupore të Portugalisë në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2020’.

Skuadra evropiane tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 finales, ndërsa të premten luan përballë Koresë së Jugut, por do të dëshironte të shmangte Brazilin në fazën tjetër.

Çfarë ka ndodhur: Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka konfirmuar se disponueshmëria e sulmuesit për ndeshjen e fundit të Grupit H është në dyshim, pasi ai ka munguar në stërvitjet e djeshme (e mërkurë). Natyra specifike e lëndimit të tij nuk është konfirmuar, por besohet se ka probleme me dhimbje në gju.


(Foto: Instagram/cristiano)

Çfarë është thënë: “Mendoj se është 50-5- nëse luan ose jo, do të shohim. Do të varet nëse dhe si stërvitet sot (e enjte), nëse do ta shohim se është në gjendje të mirë. Ka një plan nëse ai nuk është në dispozicion”, ka thënë Santos në një konferencë për shtyp.

Si qëndron situata: Portugalia është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror pas fitoreve ndaj Ganës dhe Uruguait.

Çfarë shpreson Portugalia: Ekipi i Santos dëshiron ta regjistrojë edhe fitoren e tretë ndaj Koresë së Jugut për ta siguruar vendin e parë në Grupin H.

Komenti i Ronaldos: Superylli i futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë: “Kualifikimi është i garantuar, por duam edhe vendin e parë. Nuk ka kufij për këtë ekip apo objektivat tona. Le të shkojmë për më shumë! Forca Portugalia!”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori