Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën "Musa Zajmi" në Gjakovë.


Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, tri pistoleta, 17 thika luftarake, katër boksa hekuri, një shufër dhe një sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Foto: Ilustrim