LAJMI I FUNDIT:

Gjakovarët shpërfillin kufizimin e lëvizjes, Gjini paralajmëron: Do të kërkoj nga policia të ndërmerr masa

Gjakovarët shpërfillin kufizimin e lëvizjes, Gjini paralajmëron: Do të kërkoj nga policia të ndërmerr masa

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka lutur qytetarët që t’i respektojnë masat preventive ndaj pandemisë COVID-19.

Reagimi i Gjinit vjen pasi qytetarët e Gjakovës kanë dalur masivisht në qytet.

“Dalja juaj në mënyrën si po ndodh sonte i rrit gjasat për infektime të reja dhe si rrjedhojë për izolim edhe më të gjatë”, ka shkruar Gjini, në një postim në Facebook.


Postimi i plotë i Gjinit:

“Qytetarë të nderuar,

Lehtësimi i masave kufizuese si pasojë e coronavirusit ka ndodhur për shkak se numri i rasteve ka filluar të bie.
Por kjo nuk do të thotë se rastet e reja nuk do të shfaqen prap. Dhe nëse shfaqen, atëherë do të duhet të mbyllemi edhe për javë të tëra.

Dalja juaj në mënyrën si po ndodh sonte i rrit gjasat për infektime të reja dhe si rrjedhojë për izolim edhe më të gjatë.

Për këtë arsye unë do të kërkoj nga policia që të ndërmerr masa.

Nëse doni ta kalojmë këtë pandemi më shpejtë përfillni rregullat”, ka shkruar Gjini.

Edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës është vërejtur fluks i madh i qytetarëve, sado që vazhdon të mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes.

Pas heqjes së masës së karantinës, Prishtina si në ditë normale, qytetarët injorojnë thirrjet për masat mbrojtëse
Lexo po ashtu Pas heqjes së masës së karantinës, Prishtina si në ditë normale, qytetarët injorojnë thirrjet për masat mbrojtëse

Në Kosovë ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër COVID-19.

Sipas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, duke filluar nga sot (4 maj), hapen bizneset, si: ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht tregtia me pakicë, pjesërisht riparimi i artikujve personal dhe i orendive, si dhe zyrat e konsulencës.

Po ashtu, nga sot fillon edhe zgjatja e orarit të lëvizjeve të qytetarëve.

Orari i qarkullimit rregullohet sipas shifrës së parafundit të numrin personal të letërnjoftimit. Me orarin e ri, qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë 90 minuta paradite dhe 90 minuta pasdite. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori