Me një sërë aktivitetesh është shënuar sot Dita e Çlirimit të komunës së Gjakovës.
Dita ka nisur me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës, kontributi dhe sakrifica e të cilëve, është themeli dhe vula e lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve ka bërë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se nderimi më i madh u takon pikërisht të rënëve për liri, kontributi i të cilëve sipas saj, është i pakontestueshëm.
E para e Gjakovës po sot e ka bërë zbulimin e Pllakës Përkujtimore të Shtëpisë Muze të Familjes Qerkezi, e cila tash e tutje do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë mysafirëve të interesuar për ta mësuar nga afër jo vetëm historinë e familjes Qerkezi, por tërë historinë e krimeve të bëra nga Serbia në komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998 – 1999.
“Shtëpia e familjes Qerkezi është një shtëpi e shenjtë, për faktin se dhimbjen e ka kthyer në forcë, për ta krijuar një vend – muze, si dëshmi për vuajtjet që kanë përjetuar banorët e komunës së Gjakovës.“Muzeu i familjes Qerkezi, është dëshmi e gjallë e sakrificës dhe vuajtjeve të popullit shqiptar në komunën e Gjakovës nga okupuesi serb. Është muze që shënon historinë më të re të popullit shqiptar dhe vuajtjen dhe sakrificën për pavarësimin e Kosovës. Regjimi Serb, nuk kurseu askënd nga vrasja dhe çnjerëzimi dhe nga shtëpia prej ku u nxorën dhe u vranë 11 meshkuj me 1999, burra dhe djem të ri, tani do të dëshmohet për këtë histori dhe historitë tjera të ngjashme që ndodhen në tërë Kosovën. Ky është kontributi më i madh që e bëjmë për ata që s’janë më, ruajmë kujtimin për ta dhe tregojmë historinë tonë, që në ardhmen kurrë më të mos na përsëritet. Njëkohësisht, ia rikujtojmë vetes obligimet tona për t’iu dëshmuar brezave se jo rastësisht ndodhën këto ngjarje në Gjakovë”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit, po sot është bërë inaugurimi edhe i Muzeut të Historisë, institucion i cili po i rikthehet Gjakovës pas një periudhë të gjatë të mos funksionimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë