Gjakova ka nisur sot aktivitetet për nder të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit, me një atmosferë të ngrohtë dhe plot frymë artistike.

Aktivitetet u hapën me një performancë emocionuese nga kori fëmijëror “Lyra”, i cili solli tingujt e pastër dhe të gëzueshëm të fëmijërisë në qendër të qytetit.


Pas koncertit, u hap edhe ekspozita personale e artistes së re Alsea Ymeri, një emër premtues në skenën e artit pamor.

Ekspozita personale e artistes së re Alsea Ymeri

Punimet e saj paraqesin një ndërthurje të freskët mes kreativitetit rinor dhe ndjeshmërisë artistike, duke sjellë një perspektivë të re në shprehjen vizuale.

Këto aktivitete po organizohen me përkushtim nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë, si pjesë e programit festiv që do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim.