Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Mos e humbisni CineLady me filmin "Girl You Know It's True" më 12 Shtator në CineStar!Disa kujtojnë fundin e viteve ’80-të, e disa janë adhurues të asaj periudhe edhe pse janë shumë më të rinj.Kush ishte Milli Vanilli?Dy miq, Rob dhe Fab, pushtojnë listat ndërkombëtare me emrin Milli Vanilli, kanë tre hite numër një në SHBA dhe shijojnë një jetë të tepruar në Hollywood. Fama e tyre kishte tejkaluar të gjitha kufijtë e pritur dhe vetëm një rreth i vogël i të brendshmëve e dinte sekretin e tyre: dyshja në fakt nuk kënduan - ata thjesht lëviznin buzët në zërat e këngëtarëve të vërtetë. I gjithë koncepti ishte projektuar nga producenti gjerman, Frank Farian. Ata ishin të pashëm, të parezistueshëm, të formuar, kërcimtarë të shkëlqyer por, Frank besonte se nuk kishin zërat e duhur për një karrierë botërore, kështu që këngëtarët e vërtetë ishin më pak tërheqës dhe sigurisht të panjohur.
Në kulmin e famës së tyre, kur Milli Vanilli fiton çmimin Grammy dhe shkon në turne në Amerikë, e vërteta më në fund del në shesh. Ndërsa aparati i fuqishëm që tërhoqi telat e dyshes largohet shpejt nga afera, Rob dhe Fab e gjejnë veten në mes të skandalit më të madh në historinë e muzikës, atyre u hiqet Grammy, bien në depresion, bota shembet, dhe bashkë me të gjithçka që ata gëzonin. Shoqëria i refuzoi, por për fansat mbeten i vetmi “Milli Vanilli”.
Facebook: CineStar Cinemas Kosovo Instagram: cinestarcinemas_ks TikTok: cinestarcinemas_ks YouTube: CineStarCinemasKosova




















































