Gigi Hadid është duke shkëlqyer çdo ditë e më shumë gjatë shtatzënisë së saj të parë.

Lajmin për një gjë të tillë e ka bërë të ditur para disa muajsh, ndërsa ajo dhe Zayn së shpejti do të bëhen prindër, shkruan Mirror.


Së fundmi, bukuroshja bionde është shfaqur në një shëtitje në rrugët e New York, së bashku me të dashurin e saj.

0 PAY EXCLUSIVE Premium Exclusive Pregnant Model Gigi Hadid Arrives In NYC As She Prepares To Give Birth (Foto: Mirror)

25-vjeçarja për një kohë të gjatë nuk ka qenë e pranishme në publik, ndërsa as në rrjete sociale nuk është se qëndron shumë aktive.

Duke qëndruar në makinë, ajo vërejti paparacit, teksa filloi të buzëqeshte e të pozonte para kamerave të tyre.

0 PAY EXCLUSIVE Premium Exclusive Pregnant Model Gigi Hadid Arrives In NYC As She Prepares To Give Birth 1 (Foto: Mirror)

Nga larg ajo dukej të mos kishte përdorur makijazh, duke vendosur të dalë në mënyrë natyrale, kurse barkun e rrumbullakosur e kishte fshehur.

Vlen të përmendet se që nga paraqitja e saj në emisionin Jimmy Fallon’s Tonight Show, nuk është parë në vende të tjera.

0 Celebrity Sightings in New York City April 25 2016 (Foto: Mirror)

Ani pse çifti nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete se kur do të vijë në jetë foshnja e tyre, fansat kanë shpërthyer me komente, duke thënë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt. /Telegrafi/

0 PAY EXCLUSIVE Premium Exclusive Pregnant Model Gigi Hadid Arrives In NYC As She Prepares To Give Birth 2 (Foto: Mirror)