Edicionet për ndeja me minifunde janë zona ideale për një lojë stili që sjell gjithashtu një sërë tonesh tërheqëse

Ka shumë opsione – silueta në ton apo në kontrast me fustanin. Ngjyra të ndryshme japin rastin që të përfshihemi në hulumtime kreative.


Nga e portokallta deri te e gjelbra, janë opsione të parezistueshme, dhe secila syresh na rikujton kohën e viteve gjashtëdhjetë, kur në botë ndodhi një revolucion i madh shoqëror dhe i modës – femrat sërish zbuluan këmbët, transmeton Telegrafi.

12e28259e7631d891e7965e0b53b3

Vjollca lulëzon nga koka te thembrat, për një dukje totale dhe harmoni vizuale janë super disa nuanca më aktraktive siç është kjo.

2e4048147652ecebfdd942304c76

Pamja festive ndonjëherë kërkon detaje të tilla siç janë puplat e valëvitura.

3b3696d702de69ca204cb17c

Vajzat kreative dinë të veshin ngjyra dhe motive të ndryshme.

489f0667b3871ca9f3533e3c835f

Vajzat romantike zgjedhin pastelet dhe ngjyrën gjithmonë tërheqëse të dashurisë.

5dd5e90f95c4f8758f03c737

Një xhaketë e lezetshme, e cila mund të përdoret edhe si fustan, gjithashtu do të duket e mrekullueshme.

6cdf5ed3b9654bb3f77f3bf

Ky lloj i geteve do të gjallërojë çdo veshje të zezë.

7cde1c97c2d5e6aa3690e64663

Një pallto e bukur dhe ngjyra tërheqëse nga koka te këmbët - kjo është një formulë e mirë stili.

890ac5243fab381a4cf3fa3bc

Miu Miu është një nga markat që ka gjithmonë ide të mira për ngjyrat. /Telegrafi/