LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla uron kryediplomaten e re franceze: Presim bashkëpunim edhe më të ngushtë

Gërvalla uron kryediplomaten e re franceze: Presim bashkëpunim edhe më të ngushtë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përgëzuar Catherine Colonna-n për emërimin si ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Francës.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Gërvalla ka thënë se me Colonna-n pret të ketë bashkëpunim të ngushtë “për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike”.

“E përgëzoj Catherine Colonna-n për emërimin e saj si Ministre e re e Punëve të Jashtme të Francës dhe i uroj të gjithë suksesin e nevojshëm në këtë kohë vendimtare për Evropën tonë të përbashkët. Ne presim një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës dhe Francës për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar kryediplomatja.


Ndryshe, ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, emërimin e Catherine Colonna si ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë e re franceze e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën.

Kjo pasi siç ka thënë, ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha ngjarjeve tragjike që lidhen me Kosovën.

“Kosova duhet pra me urgjencë dhe strategji të qartë t’i qaset qeverisë së re franceze për vizat dhe çështje tjera me interes duke e shfrytëzuar pozitivisht këtë mundësi apo fat”, ka shkruar Kraki në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori