“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.
Ajo tha se 2030 është një synim i Kosovës për t‘u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq i ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur marrëveshjet e kaluara, ndërsa me theks të veçantë ai përmendi Asociacionin.
Rreth pranimit të Kosovës në BE me 2030, Gërvalla ka thënë se nuk duhet ta nënvlerësojmë një aspekt të dytë.
“Është union ekonomik, është union politik dhe njëkohësisht kemi ato vështirësitë e sigurisë në rajon tonë, dhe m’u për këtë i pyesim që ta diskutojnë në mënyrë paralele anëtarësimin në NATO dhe BE gjithnjë për ata që janë të gatshëm”, tha ajo, raporton RTK.
Ajo ka thënë se dialogu me Serbinë mund të përmbyllet shumë më herët.
Edhe emisari Lajçak përmendi deklaratën e presidentin të Këshillit të BE-së, Charles Michel se Bashkimi Evropianë do të jetë i gatshëm për zgjerim deri në vitin 2030.
Emisari i BE-së këtë deklaratë e konsideron shumë të rëndësishme, kur bëhet e ditur se anëtarësimi në BE nuk do të zgjasë përgjithmonë, por do të jetë një momentum i ri për Ballkanin Perëndimor.
“Parametrat pak a shumë janë të përcaktuar për integrim gradual. Pra, po flasim për prioritet evropiane se këto procese nuk janë mekanike… Sigurisht që zgjerimi mund të mos jetë prioritet, por jemi me fokus të plotë tek zgjerimi, pra mesazhi për rajonin është që mos të humbini këtë mundësi”, deklaroi Lajçak, i cili tha se BE ka edhe prioritete të tjera.
Ai tha se viti i kaluar ka qenë shumë i suksesshëm për integrim, pasi Bosnja e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat, edhe Maqedonia e Shqipëria po ashtu morën negociatat, ndërsa Kosova fitoi liberalizimin.