Georgina Rodriguez ka mahnitur fansat e saj të shumtë edhe një herë të tjetër me fizikun e saj joshës.

E dashura e Cristiano Ronaldos u kujdes të vinte në pah të pasmet teksa lundronte në ujë përmes një mjeti për surf.


Modelja spanjolle, 29 vjeçe, në pamjet që ndau në llogarinë e saj të Instagramit u pa e veshure me bikini të zeza.

f7c5941f 50b0 45db b6b0 a61fd36e282a Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Çifti që janë përshtatur mirë me jetën në Arabinë Saudite pas transferimit të Ronaldos në Al-Nassr në janar - javëve të fundit kanë shijuar pushimet me miqtë e tyre

Influencuesja së fundmi postoi foto nga pushimet me legjendën Ronaldo, 38 vjeç, në një super-jaht në Sardenjë.

3168f79e 1329 4e15 ad4b 5d024ac7ea37 Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

E njohur për paraqitjet e saj, Georgina edhe në fotot nga pushimet është shfaqur me çanta dhe aksesor të kushtueshëm.

Ndërkohë, Rodriguez kohëve të fundit është bërë imazhi më i ri i markës së njohur të veshjeve "Guess". /Telegrafi/