Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, vazhdon t’i befasojë fansat me ndryshimet që ka bërë gjatë këtyre ditëve.

Ndonëse po qëndron e izoluar në Zvicër prej disa muajsh, artistja po mban të azhurnuar ndjekësit për çdo veprim të sajin.


Ajo së fundmi ka prezantuar stilin e ri të flokëve, e cila ka treguar se është rikthyer sërish në bjonde.

genta.ismajli 101406825 956019161506491 7687534977206400906 n Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Përkundër se ka qenë brune për një kohë të gjatë, Ismajli ka mahnitur me transformimin e ri.

Ky stil i ri i flokëve i krijueses së hitit “Dridhem” vjen pas disa ditësh pasi solli një tjetër ndryshim në dukje.

Sido që të jetë, Genta po vazhdon të ruajë sharmin dhe elegancën qysh nga fillimet e saj në skenën muzikore shqiptare.

36-vjeçarja përndryshe ka qenë në përgatitje të klipit të ri, por që është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/