Ishte nëntori i kaluar kur sedani luksoz Genesis G90 debutoi në 2019 LA Auto Show dhe tani marka e Koresë së Jugut sapo ka zbuluar një version të ri të edicionit special.

G90 Stardust Edition është një makinë mjaft elegante dhe luksoze, transmeton Telegrafi.


726227

726228

726230

"G90 Stardust përfaqëson formën e fundit të hijeshisë", tha SangYup Lee, kreu i Genesis Global Design.

726270

726272

726274

Do të ndërtohen vetëm 50 makina të tilla dhe të gjitha ato janë vetëm për Korenë e Jugut.

Kjo makinë vjen me dy ngjyra, atë të zezë dhe të kuqe të mbyllët.

726275

726277

726278

Tani për tani, Genesis nuk ka zbuluar çmimet për Stardust Edition, por pritet të jetë afërsisht 60 mijë euro.

Edicioni ultra i kufizuar Stardust, ndërkohë, është planifikuar të dalë në shitje në Korenë e Jugut më 2 korrik. /Telegrafi/