LAJMI I FUNDIT:

Genci po vjen me album të ri, ka gati deri 20 këngë

Genci po vjen me album të ri, ka gati deri 20 këngë

Genc Prelvukaj ka qenë një ndër këngëtarët më të përfolur të estradës muzikore shqiptare në saje të fejesës me Eni Koçin.

Romanca e tyre po vazhdon të zhvillohet në drejtim të mirë dhe shumë shpejt pritet të kurorëzohet me një martesë, e cila thuhet se do të jetë tejet e veçantë.

Por, paraprakisht artisti ka vendosur duket se të sjell një album të ri muzikor dhe ka kërkuar ndihmën e fansave.


https://www.instagram.com/p/B1i_SiFJtOq/

Në fakt, ai përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar se po punon në albumin e ri që do të përmbajë 15 deri 20 këngë të reja dhe mjaft të bukura.

“Albumi po vjen me 15-20 këngë të reja. Çfarë lloj të këngëve dëshironi të keni brenda saj”, ka shkruar ndër të tjerash ai në rrjetet sociale.

Ndryshe, Genci ka mbajtur disa koncerte gjatë verës, ku ishin ndjekur nga mijëra fansa të tij. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B1i_SiFJtOq/