LAJMI I FUNDIT:

Genci me mesazh para zgjedhjeve: Nëse e shisni votën, ata e vjedhin të ardhmen tënde të fëmijëve tuaj

Genci me mesazh para zgjedhjeve: Nëse e shisni votën, ata e vjedhin të ardhmen tënde të fëmijëve tuaj
Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i estradës shqiptare, Genc Prelvukaj, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh bën postime të ndryshme rreth ngjarjeve në vend. 

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, i cili vjen me një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës pak para zgjedhjeve, që pritet të mbahen ditën e diel, më 6 tetor.

Meqë në rrjete sociale dhe platforma të ndryshme për shitblerje në Kosovë, janë bërë dhjetëra shpallje ku qytetarët kanë ofruar për shitje votën e tyre, një reagim rreth kësaj së fundmi e ka bërë artisti Prelvukaj.


Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Ai ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët, ndërsa sipas tij të gjithë duhet të votojnë pasi thotë se votën jeni duke shitur tek hajdutët dhe kriminelët.

“Nëse dikush ju ofrohet për ta blerë votën tuaj, duhet ta kuptoni se ato lekë janë vjedhur diku nga taksat tuaja sepse askush paranë e fituar me djersë nuk e shpenzon në atë mënyrë. Me këtë rast ju e shisni votën tuaj, tek hajdutë e kriminelë, që përmes saj ata e vjedhin të ardhmen tënde të fëmijëve tuaj”, ka shkruar në postimin e ndarë me fansat Genci në rrjetin social, Facebook.

Genci po ashtu shërbeu në pozita të ndryshme politike në Ministri dhe ndërmarrje publike dhe momentalisht mban pozitën e Drejtorit të Shoqatës për të Drejtat e Autorit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Magazina
Kalo në kategori