Genc Prelvukaj publikon këngën e re "Eskorta", iu këndon femrave të sponsorizuara

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Eskorta” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe RnB.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Genci në studion e tij, Black Fish Entertainment.

Ndërkohë, po i njëjti produksion ka realizuar edhe klipin e këngës.
“Eskorta” është një këngë e cila flet për trendin e femrave të sponsorizuara, që është mjaft i shprehur së fundmi në trevat shqiptare.
Genci është shumë aktiv në sjelljen e projekteve të reja muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku.
Pak ditë më parë, ai njoftoi edhe se kishte filluar është pranuar në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, për studimet e doktoraturës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2020
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































