Këngëtari Genc Prelvukaj është gati për të shënuar një hap më shumë në rritjen e tij profesionale.

Ai ka bërë të ditur së fundmi përmes një shkrimi të publikuar në rrejtin social Facebook, se është pranuar në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, për studimet e doktoraturës.


Prelvukaj do ta mbrojë këtë titull në lëminë e historisë, së cilës ia ka dedikuar të gjitha studimet e deritanishme.

gencprelvukaj 72483905 2490314677907579 2854468055910661337 n

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):“Nje lajm qe duhet ta ndaj me ju Dje kam pranuar letren zyrtare nga Universiteti Shteteror i Zagrebit, Fakulteti i Studimeve Kroate, ne te cilen konfirmohet se jam pranuar ne studimet e Doktoratures, ne lemine e Historise. Nje rruge e re, nje detyre e bukur qe i kam vene vetes” (sic).

Genc Prelvukaj përndryshe është shumë aktiv edhe në muzikë, duke sjellë herë pas here për fansat projekte të shumta muzikore. /Telegrafi/