Dy gjyqtarët e futbollit kosovar me emblema të FIFA-s, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, do të ndajnë drejtësinë më garat ndërkombëtare ne muajin mars.

Paraqitjet e mira në ndeshjet e deritashme ndërkombëtare të gjyqtarëve tanë kanë bërë që UEFA t’i avancojë ata në kategorinë e dytë, thuhet një njoftimin e FFK-së.


Si rrjedhojë, dy gjyqtarët, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, në muajin e ardhshëm do ta ndajnë sërish drejtësinë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Genc Nuza 3

Kastrati është caktuar për ndeshjet kualifikuese të Kombëtareve U21 të muajit mars, derisa ndeshjen të cilën do ta gjykojë do ta bëhet e ditur më vonë.

Visar Kastrati

Ndërsa Nuza është deleguar nga UEFA në ndeshjet e “Elite Round” të kombëtareve U17, e të cilat zhvillohen prej 22 deri më 30 mars. /Telegrafi/

telegrafi sport app