Gena dhe Mimoza Shkodra janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Tradhtia” mban titullin ky bashkëpunim, të cilin e kanë sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.


Siç shquhen për balada dhe zhanër të njëjtë, ata kanë mahnitur me interpretimin e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Mimoza nga ana tjetër ka shkëlqyer edhe me paraqitjen në videoklip, elegancën që posedon.

Teksti është shkruar nga Rozana Radi me muzikë nga Gena.

Foto: Screenshot/YouTube

Për producimin u kujdes Kledi Bahiti e Valter Beqo me video të drejtuar nga Max Production.

Të plotë këngën e gjeni në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku. /Telegrafi/