LAJMI I FUNDIT:

Geer: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut u nënvizua edhe nga gjendja në Ukrainë

Geer: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut u nënvizua edhe nga gjendja në Ukrainë

Ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka theksuar se gjendja ushtarake në Ukrainë edhe më shumë e nënvizon rëndësinë e perspektivës së BE-së të Maqedonisë së Veriut sesa ndikimit negativ të fillimit të negociatave për anëtarësim.

Ai përsëriti se edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kushte të plotësuara për fillimin e negociatave, ndërsa BE-ja dëshiron të sheh sa ma shpejtë hapjen e negociatave, ai lavdëroi edhe përkushtimet e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe.

“Në asnjë rast gjendja e luftës në Ukrainë nuk do të thotë se ka ndonjë ndikim në vendin tuaj, por përkundrazi kjo vetëm e nënvizon rëndësinë nga ana e Bashkimit Evropian për të theksuar perspektiven e vendit që në fakt është shpresa më e mirë, perspektiva më e mirë që jep siguri, perspektiva që jep prosperitet në korniza të një sistemi demokratik siç është edhe vet BE-ja. Në asnjë mënyrë kjo nuk ka ndikim ndaj gjendjes apo të ardhmes të vendit tuaj, në fakt BE-ja me vendosmëri punon në perspektiven e vendit tuaj”, deklaroi Gir.


Në pyetjen e gazetarëve për gjendjen në sistemin gjyqësor, Gir tha se në përputhje me raportin e Komisionit Evropian ka progres, por edhe shumë punë për të përfunduar.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori