LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Pa kthimin e Listës Serbe në Kuvend, nuk themelohet Asociacioni

Gecaj: Pa kthimin e Listës Serbe në Kuvend, nuk themelohet Asociacioni

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet për shkak se, sipas tij, ky është obligimi të cilin e ka marrë Kosova në dialogun e zhvilluar në Bruksel – për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Por, në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini, ai ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtuese të Kosovës rreth këtij mekanizmi, do të jenë korniza jashtë së cilave nuk bën të dilet.

“Asociacionin do ta themelojmë kur do të krijohen kushtet dhe rrethanat. Një prej rrethanave, është edhe kthimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Gecaj, transmeton Telegrafi.


Ai ka folur edhe për raportet e Kosovës me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe presidentin Donald Trump, duke theksuar se politika e SHBA-ve ndaj Kosovës është politikë 30-vjeçare. Gecaj ka thënë se ky raport nis nga presidenti George Bush i vjetri, i cili i pati caktuar vijat e kuqe për Serbinë, për të vazhduar pastaj me administratën e Bill Clintonit që merr vendim për ndërhyrje ushtarake ndaj Serbisë.

“Më pastaj e kemi Bushin e ri që ishte i pari që e dha sinjalin për pavarësinë e Kosovës. Besoj se e njëjta do të vazhdojë. Përveç tjerash, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, e ka rikonfirmuar edhe njëherë përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori