Peja është në mes të një transformimi urban, teksa punimet në sheshin qendror po avancojnë çdo ditë.

Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, ka ndarë së fundmi pamje nga terreni, duke theksuar përkushtimin e institucionit për zhvillim të qëndrueshëm dhe estetik të hapësirave publike.


“Sheshi po shndërrohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Muhaxheri në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me hashtagët: #PakFjalëShumëPunë, #MomentNgaPeja, #PejaeBukurÇdoStinë.

Ky projekt i rëndësishëm synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe krijimin e një mjedisi më atraktiv për qytetarët dhe vizitorët e Pejës. Sheshi i ri pritet të kthehet në një pikë kyçe të jetës publike e sociale të qytetit./Telegrafi/