LAJMI I FUNDIT:

Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, top lajm edhe në mediat malazeze

Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, top lajm edhe në mediat malazeze

Një sesion i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Kosovës, në të cilin duhet të votohet drafti i demarkacionit me Malin e Zi, është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në sallë.

Kështu e fillon shkrimin e vet mediumi malazez, Vijesti.me, du ke shtuar se bëhet fjalë për një seancë që pritej të fillohej në ora 11:00, por filloi me një orë vonesë.

“Pritet që sesioni të rifillojë kur tymi të largohet nga salla. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha para fillimit të seancës së jashtëzakonshme që pret që marrëveshja të miratohet sot”, shkruan më tej ky medium.


Gazin lotsjellës në Kuvend e hodhën Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli! (Video)
Lexo po ashtu Gazin lotsjellës në Kuvend e hodhën Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli! (Video)

Ndryshe, sot është paraparë të vazhdojë seanca e djeshme në të cilën u zhvillua debat rreth marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në të cilën pritej të votohej marrëveshja e demarkacionit. /Telegrafi/