Krijimi i një shteti për Urdhrin Bektashi, është lajmi që ka “zgjuar” rrjetin. Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times”.
I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita tha se kjo është e disata herë që lajmet e zeza për Shqipërinë ne shqiptarët i mësojmë në gjuhë të huaj.
Sa i takon krijimit të këtij shteti brenda shtetit, Lita tha se ende nuk është e qartë se kujt e për çfarë shërben kjo. Ai tha se kryeministri Rama çështjet e provokimeve fetare i ka pasur që në vitin 1991, por e ka cilësuar këtë një çështje shumë të rrezikshme dhe serioze e cila nuk mund të trajtohet me deklarata në intervista të kryeministrit.
“Kemi disa raste që këto lajmet e zeza për Shqipërinë po i marrim vesh në gjuhë të huaj, lajmin për armët kimike na e dha “Le courrier des balkans” që është një media franceze, lajmin për azilantët në Lezhë e morëm vesh në italisht nga “La Repubblica”, për ishullin Trump e morëm vesh në anglisht nga Bloomberg dhe këtë për Republikën e Baba Mondit e morëm vesh po në anglisht nga “New York Times”. Shqiptarëve Edi Rama nuk po i thotë asgjë mbi hallet që ka ky vend dhe po e furnizon me telenovela, me gjëra që janë të rrezikshme për komunitetin.
Ne duhet të shikojmë në vazhdim se çfarë do të thotë ky propozim për krijimin e Urdhrit Bektashi, se sa në përputhje është me Kushtetutën, me klimën dhe me tolerancën fetare në vend, sepse urdhri Françeskan mund të kërkojë një shtet në Shkodër, urdhrat e shumë besimeve fetare mund të kërkojnë prona apo shtete brenda shtetit. Këto janë gjëra shumë të rrezikshme, dhe nëse ka ndonjë Prokurori duhet ti merrte seriozisht këto deklarata separatiste.
Kjo qeveri e ka çuar thuajse tre herë në Gjykatë Kushtetuese ish-presidentin Meta pasi ai me deklaratat e tij, presupozohej se thyente unitetin e popullit duke kërkuar që të mbronin votën me armë. Kur i bën kryeministri këto, nuk quhen. Edi Rama këto çështjet e provokimeve fetare i kanë pasur që në 1991. Kjo nuk është një gjë e re, është një gjë që ai e ka në nënndërgjegje, e herë pas here ia nxjerr kokën. Besoj se edhe politika po merr kohën për të parë se si duhet ta trajtojë këtë çështje se kjo është një çështje shumë e rrezikshme dhe shumë serioze, nuk mund të trajtohet me një deklaratë të një kryeministri në “New York Times””, tha Lita. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi