Mijëra refugjatë kanë kaluar ditët e fundit kufirin në mes të Greqisë e Maqedonisë. Gra, fëmijë, foshnje, djem të rinj e fare pak pleq përbëjnë shumicën e refugjatëve që kryesisht ikin nga lufta në Siri.
Së voni, valës së refugjatëve iu kanë bashkuar të ikurit nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Mali, Kameruni, Eritrea e vendeve të tjera aziatike e afrikane, thotë për Telegrafin, Besnik Hamiti – gazetar i televizionit publik gjerman, ARD – që me ditë të tëra kishte qëndruar në Gjevgjeli të Maqedonisë.
“Kam takuar një grup të rinjsh që vinin nga Bangladeshi. E kishin kaluar tërë Indinë në këmbë, pastaj Pakistanin e Iranin; lëvdonin Turqinë ku kishin gjetur më lehtë transportin, deri te anija që i kishte sjellë në ishujt grekë. Kishin pritur katër ditë në zonën neutrale mes Greqisë e Maqedonisë, në kushte të vështira (refugjatët e shkretë i përcjell edhe shiu në pikë të gushtit) për të arritur në stacionin e trenit në Gjevgjeli. Ditën e shtunë, gati katërmijë refugjatë vërshuan stacionin e trenit të Gjevgjelisë (qytezë me gjithsej rreth 15 mijë banorë), të lumtur që kishin kaluar edhe një kufi. Ata pritnin trenin për të shkuar në kufirin tjetër, me Serbinë. Çdo udhëtar duhej të paguante dhjetë euro për udhëtimin e shpresës drejt kufirit të radhës”, thotë Hamiti.
Sipas tij, drejtori i stacionit të trenit ankohej se nuk kishte mjaft trena për të bartur gjithë atë fluks të refugjatëve, meqë normalisht shumë pak udhëtarë shfrytëzojnë trenin për të udhëtuar drejt veriut. E, nga Shtabi maqedonas i Krizës, të vetëdijshëm se do të duheshin ditë për të bartur gjithë ata refugjatë, vendosën që të përdoreshin edhe taksitë dhe autobusët.
“Në gjithë atë kaos, ndihma nga organizatat ndërkombëtare dhe vendëse ishte e pavërejtshme. Refugjatët duhej të blinin edhe shishet e ujit me çmim të katërfishtë. Edhe personeli i UNHCR-së ishte krejtësisht simbolik”, thotë Hamiti.
Për gazetarin e ARD-së, këto janë skena të njohura për popullin e Kosovës, krejtësisht të ngjashme me ato të Bllacës, të vitit 1999.
“Në kaosin e depërtimit përtej telave gjemborë në kufi, një fëmijë sirian kishte kaluar në Maqedoni, përderisa prindërit dhe vëllezërit e motrat i kishin mbetur matanë, qante e klithte për ndihmë. Një vajzë tjetër dyvjeçare, që mezi ecte nëpër binarë, ishte ndarë po ashtu nga familja e saj. E, ndihma askund! Organizatat bamirëse shqiptare në Maqedoni, që dikur kishin bërë punë të shkëlqyeshme me refugjatët kosovarë, nuk dukeshin gjëkundi, së paku për të sjellë dikë që flet gjuhën arabe sa për të komunikuar më refugjatët”, thotë ai.
Ditët e fundit, Shtabi i Krizës vendosi të ndërtonte një qendër pranimi krejt afër kufirit dhe tani të gjithë refugjatët trajtohen, regjistrohen dhe hipin në trena pa shkelur qytezën e Gjevgjelisë.
“Vala e refugjatëve nuk është duke u ndalur, tani rrjedh në mënyrë vazhdueshme e me gjasë do të zgjasë deri sa bora të mbulojë tokën”, thotë Hamiti. /Telegrafi/
Besnik Hamiti – gazetari i televizionit publik gjerman, ARD – me ditë të tëra po e përcjell krizën e refugjatëve në…
Posted by Telegrafi.com on Thursday, August 27, 2015
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit