Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger”: Armando Duka, biznesmeni me Bentley që si tregon paratë

Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger”, e cila në numrin e së enjtes ka botuar një reportazh nga Durrësi mbi Kombëtaren e Shqipërisë bën dhe një portret të Armando Dukës.
Gazeta e përshkruan Dukën si njeri me peshë në të gjitha aspektet dhe si biznesmen që nuk e fsheh pasurinë e tij, andaj kur vjen t’i vizitojë futbollistët e Kombëtares në Durrës, vetura duhet të jetë patjetër e shtrenjtë, për shembull Bentley.
“Ai është 53-vjeçar, ka para. Të cilat i fiton me një fabrikë për ushqim kafshësh, me prodhim të vezëve, ai është pronar i një rrjeti me dyqane ushqimore, bën tregti me kafe, shet verë dhe pajisje elektrike dhe ofron telefoni mobile. Ai s’pranon të tregojë sa para ka në xhirollogari. Por me krenari tregon se i punëson 1000 veta”.
Duka ka treguar se kur kishte marrë drejtimin e Federatës së Futbollit para 14 vitesh kishte hasur në një situatë të tmerrshme. Infrastruktura ishte e keqe, gjendja në ligën e futbollit dhe përgatitja e trajnereve nuk ekzistonin fare. Duka kishte shtuar numrin e punëtoreve të Federatës nga 5 në 55 – dhe në vitin 2011 ai gjeti trajnerin, i cili e çoi përpara Kombëtaren: italianin Gianni De Biasi. Para tij kishin provuar të krijojnë një ekip të denjë trajnerët Hanspeter Briegel, Otto Bariq, Arie Haan dhe Josip Kuzhe. Duka thotë se secili prej tyre ka vendosur një gur për të ndërtuar shtëpinë.
Më 11 qershor shqiptarët do të luajnë kundër Zvicrës. Duka nuk e ka dëshiruar Zvicrën si kundërshtare. “Sërish e kemi këtë debatin e përjetshëm për shkak të lojtarëve me prejardhje shqiptare, të cilët luajnë për Zvicrën. A janë ata shqiptarë? A janë zviceranë?”, pyet Duka i cili thotë se është kundër qe futbollistet e vendeve te tjera te festojnë me shenjën e shqiponjës kur shënojnë gol. Ky gjest është popullarizuar shumë viteve të fundit, por, sipas Dukës, është e papranueshme që lojtarët ta bëjnë shqiponjën apo të mbajnë në këpucët e tyre flamurin shqiptar, ndërsa kanë vendosur të luajnë për Zvicrën. Njëri nga futbollistët që mban flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës në këpucë është Xherdan Shaqiri.
Mërgim Mavraj nga “FC Koln” përpiqet t’i qaset kësaj pyetjeje në mënyrë filozofike “Nëse një gjel del nga veza në një ahur, ai është dhe mbetet gjel dhe nuk bëhet lopë”. Për Mavrajn Xhaka, Behrami, Shaqiri dhe të tjerët janë shqiptarë – “gjaku përcakton prejardhjen”, thotë Mavraj ndërsa shpjegon gjakun dhe gjelat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës