Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën turistike në të cilën infrastruktura i afrohet normales, por që rrallë kush e di këtë. Ngadalë atje mund të ngrihet një vend turistik i modelit të Spanjës.
“Shqipëria, një destinacion i ri për hipikët”, mban titullin artikulli i publikuar në faqen e internetit të gazetës zvicerane “20 minuten”.
Hotele ndërkombëtare në Shqipëri të thuash nuk ka. Por tashmë po vijnë ofertat e para paushalle: Kompania turistike “Baumel Reisen” fillon këtë vit me katër ture përnjëherë.
“Jemi të kënaqur me numrin e rezervimeve”, thotë për gazetën menaxheri i saj, Serge Brunner, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria tërheq ata që tashmë i njohin shumicën e vendeve të Evropës por që duan të shohin edhe diçka të panjohur ose të papritur për ta. Dhe sigurisht, diçka burimore, që do të thotë: brigje deti ende të pa mbuluara nga ndërtimet, plazhe të zbrazëta dhe çmime të ulëta në banesa familjare të lëshuara për turistë, pa minibar dhe pa meny kontinentale.
“ushqimi është regjional dhe i bërë vetë, nganjëherë edhe perimet janë nga kopshti i pronarit të banesës”, thotë Brunner. Kjo gjë është e mundur pasi që ende nuk ka turma turistësh.
“Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën turistike në të cilën infrastruktura i afrohet normales por që rrallë kush e di këtë”, sqaron Brunner. Ngadalë atje mund të ngrihet një vend turistik i modelit të Spanjës. Numri i turistëve nga viti 2014 në vitin 2016 është rritur nga një milion në 4.7 milionë, thotë Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë, për ’20 minuten’.
Por, për ofertuesit e mëdhenj si ‘Hotelplan’ ose ‘Tui Suisse’, Shqipëria akoma nuk është në rend dite. “Në prospektet tona nuk e kemi futur Shqipërinë por klientëve tanë u ofrojmë megjithatë udhëtime të krijuara në mënyrë individuale sipas dëshirës së tyre”, thotë një zëdhënëse e Tui Suisse’.
Por, sipas saj, ka tepër pak rezervime. Ndërkaq,Tui Suisse’organizon pikniqe ditore në Shqipëri nga ishulli grek Korfuz.
Bregdeti shqiptar ka mbi 350 kilometra plazhe rëre dhe zhavorri në Detin Adriatik dhe atë Jon. Kështu, Shqipëria mund të ishte një alternativë me vlerë e destinacioneve të mbingarkuara mesdhetare si Spanja, Greqia dhe Kroacia.
Ndërkaq, vendi ballkanik tashmë është në trend te pushuesit alternativë, hipikë dhe me çanta shpine. Kështu, në Airbnb apo në platformat hoteliere si Booking.com bie në sy se numri i komenteve të turistëve gjermanofonë po vjen duke u rritur.
Agjencia “Lonely Planet” që në vitin 2011 e kishte shpallur Shqipërinë si një top destinacion, ndërsa për vitin 2016 e kishte veçuar ishullin shqiptar të Sazanit si njëri n ndër caqet turistike më të rëndësishme në gjithë botën.
Siç dihet, regjimi komunist atje kishte ndërtuar një bunker të madh për mbrojtje nga lufta atomike. Aktualisht shqiptarët po e diskutojnë mundësinë për ta shfrytëzuar atë për turizëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri