Jetësimi i Superligës Evropiane të futbollit ka dështuar, së paku për momentin pas tërheqjes së disa skuadrave.

Top skuadrat evropiane si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus, Milan, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United kishin nënshkruar një kontratë për krijimin e Superligës së Evropës.


Por pas presionit të jashtëzakonshëm gjashtë skuadrat angleze janë tërhequr, derisa njëjtë kanë vepruar edhe Inter dhe Atletico Madrid.

Deri më tani nuk janë tërhequr vetëm Milan, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid.

5120

Por revista prestigjioze gjermane, 'Der Spiegel' ka zbuluar fakte të reja sa i përket dështimit që kjo ligë të jetësohet.

577610712 scaled

Dy shtete të fuqishme botërore, Rusia dhe Katari që kanë ndikim në dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City kanë ndikuar direkt që kjo ligë të shpërbëhet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ndikuar tek pronari i Chelseat, Roman Abramovich, derisa shteti i Katarit tek pronarët e Manchester Cityt.

686385972 scaled

Gjithnjë sipas gazetës gjermane, presioni i madh që bënë Putin dhe Katari tek Chelsea dhe City bën që këto dy klube të largohen nga Superliga Evropiane.

Në fakt të dyja klubet angleze ishin të parat që u larguan nga Superliga, derisa ato morën duartokitje të mëdha nga tifozët për gjestin e bërë.

ferran soriano man city 3494581

Edhe pse këto skuadra u larguan, presidenti i Real Madridit dhe Superligës Evropiane, Florentino Perez ka thënë se zyrtarisht nuk ka asnjë largim të skuadrave, pasi ato kanë nënshkruar një kontratë. /Telegrafi/

telegrafi sport app