LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: Po na mungojnë deputetë për shkak të pandemisë, opozita t’i thërrasë mendjes e ta votojë Projektligjin e rimëkëmbjes

Gaxherri: Po na mungojnë deputetë për shkak të pandemisë, opozita t’i thërrasë mendjes e ta votojë Projektligjin e rimëkëmbjes

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se deputetët e opozitës t’i thërrasin mendjes dhe ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Gaxherri në “Debat Plus” ka thënë se pozita e ka të pamundur të miratojë këtë projektligj pasi sipas saj vazhdimisht ka deputetë që janë të prekur nga coronavirusi e të tjerë në vet izolim.

“Prej se ka filluar pandemia deri në katër deputetë na kanë munguar nga pandemia. Nëse edhe kjo arsye nuk ia ngritë përgjegjësinë opozitën nuk di çka të them. Faj kemi të gjithë. Unë nuk e di kush përfiton më shumë vota nëse nuk mbështetet ky ligj. Opozita duke penguar miratimin e këtij ligji po dëmton vendin dhe bizneset”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Deputetja e pozitës thotë se qeveria është e gatshme që të pranojë amendamente  nga opozita në mënyrë që projektligji të kalojë.

Gaxherri thotë se të gjitha mjetet do të ndahen por sipas saj kjo do të bëhet gradualisht.

“Ky është vetëm fillimi i krizës. Do të kemi kriza më të mëdha në të ardhmen”, tha ndër të tjera Besa Gaxherri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori