LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Skuadra nuk funksionon, e humbëm rrugën

Gattuso: Skuadra nuk funksionon, e humbëm rrugën
Gennaro Gattuso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliber)

Gennaro Gattuso ka pranuar se Milani e “humbi rrugën” në ndeshjen ndaj Real Betisit dhe se skuadra kundërshtare e dominoi ndeshjen.

Pas humbjes në derbi nga Interi (1-0), Rossonerët pësuan edhe nga ekipi spanjoll (2-1) në Ligën e Evropës, edhe atë para tifozëve në San Siro.

“E humbën rrugën tërësisht. Ishte një ndeshje me vuajtje, sepse e humbëm besimin”.


Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

“Kjo skuadër nuk luan me mendje të pastër, nuk mund ta bëjë atë që do dhe e largoi tensionin vetëm në minutat e fundit”.

“Betisi e meritoi, nuk do të flas për incidentin e penalltisë, sepse ata e dominuan lojën. Ajo që më shqetëson është brishtësia jonë”.

Lajmet për Gattuson
Lexo po ashtu Lajmet për Gattuson

“Nuk po luajmë me kurrfarë rrjedhshmërie, nuk mund ta qarkullojmë topin. Duhet të flasim me lojtarët dhe ta gjejmë se ku qëndron problemi. Mund të jetë edhe çështje taktike”.

Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images/Guliver)

“Madje as nuk i ngjan skuadrës së njëjtë që e pamë para disa javësh. Duhet ta gjejmë zgjidhjen e duhur për t’u përmirësuar. Mbi të gjitha, është problemi psikologjik, sepse nuk po arrijmë të reagojmë”.

“Nuk arrijmë ta kontrollojmë tempin ose lojën. Nuk mund të krijonim asgjë me topin në këmbë… Ekipi nuk funksionon. Unë jam i pari që duhet të marr përgjegjësi për këtë. Duhet ta gjej zgjidhjen më të mirë për skuadrën”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori