LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Jam përgjegjës për humbjen, jemi të brishtë dhe duhet të përmirësohemi shpejt

Gattuso: Jam përgjegjës për humbjen, jemi të brishtë dhe duhet të përmirësohemi shpejt
BENEVENTO, ITALY - DECEMBER 03: Head coach of Milan Gennaro Gattuso during the Serie A match between Benevento Calcio and AC Milan at Stadio Ciro Vigorito on December 3, 2017 in Benevento, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Gennaro Gattuso mori përgjegjësinë për humbjen 2-0 të Ligës së Evropës në udhëtim te skuadra kroate, Rijeka.

Rossonerët kanë qenë të pamposhtur në Evropë këtë sezon, duke menaxhuar shtatë fitore dhe dy barazime duke përfshirë raundet paraprake, por janë poshtëruar nga një skuadër që tashmë është rrëzuar nga gara.

Pra, klubi i madh italian është mposhtur në ndeshjen e fundit të grupeve nga skuadrave kroate, Rijeka, me rezultat 2-0.


Rijeka fiton përballë Milanit, ‘Rossonerët’ kalojnë tutje si lider të grupit (Video)
Lexo po ashtu Rijeka fiton përballë Milanit, ‘Rossonerët’ kalojnë tutje si lider të grupit (Video)

Megjithatë, trajneri i Milanit, Gattuso ka pranuar përgjegjësitë për humbjen, duke thënë që skuadra u tregua e brishtë dhe nuk ishte reagimi i duhur pas barazimit në Serie A ndaj Beneventos.

Gattuso zëvendësoi Vincenzo Montellan e larguar para rreth 2 javëve (Getty Images)

“Kjo humbje dhemb dhe ne duhet të reflektojmë pas kësaj”, ka thënë fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia pas humbjes nga Rijeka.

“Unë jam përgjegjës sot, pasi kam zgjedhur të fus këtë formacion në fushë”.

Rijeka 2-0 Milan: Notat e futbollistëve, dëshpëron portieri i ‘Rossonerëve’
Lexo po ashtu Rijeka 2-0 Milan: Notat e futbollistëve, dëshpëron portieri i ‘Rossonerëve’

“Ne jemi shumë të brishtë dhe japim ndjesinë se nuk mund të reagojmë ndaj shenjës së parë të vështirësisë. Duhet të përmirësohemi shpejt”.

“Kam bërë këto zgjedhje për të dhënë disa minuta për ata që nuk kanë luajtur aq shumë dhe do ta bëja sërish. Të dielën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Bolognas, në Coppa Italia”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori