LAJMI I FUNDIT:

Gati oferta, Juventusi po e fiton garën me Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin e madh gjerman

Gati oferta, Juventusi po e fiton garën me Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin e madh gjerman

Juventusi po bënë ndryshime të mëdha për sezonin e ri me ardhjen e trajnerit Thiago Motta.

Shumë largime kanë ndodhur nga Zonja e Vjetër, derisa edhe numri i futbollistëve të ardhur është i madh.

Zonja e Vjetër synon të ketë një tjetër fytyrë dhe synimi është të rikthejnë titullin e kampionit në Torino, me trajnerin Thiago Motta që ka një stil tjetër.


Liverpool rrit interesimin për shërbimet e sulmuesit të Hoffenheimit
Lexo po ashtu Liverpool rrit interesimin për shërbimet e sulmuesit të Hoffenheimit

Moise Kean dhe Matias Soule janë larguar, derisa në rrugë për largim janë edhe sulmuesit e tjerë si Federico Chiesa dhe Arkadiusz Milik.

Bardhezinjtë janë duke tentuar me çdo kusht të nënshkruajnë me talentin e madh gjerman Maximilian Beier, i cili vitin e kaluar shkëlqeu në Bundesliga.

21-vjeçari në 33 ndeshje zyrtare realizoi 16 gola dhe asistoi në tre të tjerë duke qenë ndër sulmuesit kryesor në elitën e futbollit gjerman.

Mediat gjermane dhe ato italiane kanë raportuar se drejtuesit e Juventusit tanimë janë në negociata të avancuara me ata të Hoffenheim për t’i siguruar shërbimet e Beier.

Gjiganti italian ka gati ofertën prej 30 milionë eurove, derisa duket se po e fiton garën me Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori