LAJMI I FUNDIT:

Gati gjysma e amerikanëve kanë mendim negativ për Melania Trumpin

Gati gjysma e amerikanëve kanë mendim negativ për Melania Trumpin

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump po largohet nga Shtëpia e Bardhë me të dhëna për popullaritetin më të ulët që nga fillimi i mandatit të saj.

Që nga shkurti i vitit 2016, kur CNN ndoqi vlerësimin e saj publik, gruaja e presidentit amerikan, Donald Trump ka gëzuar popullaritetin më të ulët.

Gjegjësisht, 42 për qind e të anketuarve thanë se kishin një mendim pozitiv për të, 12 për qind thanë se nuk ishin të sigurt gjersa 47 për qind thanë se kishin një mendim negativ për sllovenen.


Ajo kishte vlerësimin më të mirë në maj të 2018 – 57 për qind, e cila përkoi me darkën e parë zyrtare shtetërore dhe shkuarjen në funeralin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush në Teksas.

Popullariteti midis amerikanëve është shumë më i ulët se popullariteti i paraardhësve të tij. Sipas një sondazhi të janarit të 2017, Michelle Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë me 69 për qind të vlerësimeve të favorshme, e njëjta përqindje si në fillim të mandatit të saj tetë vjet më parë. Laura Bush mori 67 për qind vlerësime pozitive dhe Hillary Clinton 56 për qind.

CNN tregon se metodologjia e llogaritjes ka ndryshuar disi krahasuar me sondazhet e mëparshme pasi numri i të anketuarve me telefon është rritur dhe sondazhi zgjati më shumë se gjashtë ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Ish-pjesëtari i

Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori