LAJMI I FUNDIT:

Gashi në “Personale”: Unë nuk ndërmjetësova, Ibrahim Rugova e ka bërë Haradinajn kryeministër (Video)

Gashi në “Personale”: Unë nuk ndërmjetësova, Ibrahim Rugova e ka bërë Haradinajn kryeministër (Video)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Invetimeve Strtegjike, Dardan Gashi, në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, duke folur për rolin e tij në themelimin e qeverisë Haradinaj, thotë se Haradinaj nuk ka pasur nevojë për ndërmjetësimin e tij.

Gashi thotë se kësaj teme i janë dhënë ngjyrime të ndryshme, por shumicën e njerëzve që janë tash në Qeveri i ka miq.

Gashi thotë se ideja ka qenë të mos bllokohet shteti, të krijohen institucionet, kurse mandati i takonte Haradinajt si fitues i zgjedhjeve.


“Nuk ka nevojë Haradinaj për ndërmjetësim. Haradinaj është bërë kryeministër nga Ibrahim Rugova. Unë jam mik i familjes Rugova. Baba im gjithashtu ka qenë mik me Ibrahim Rugovën. Haradinajn e ka emëruar Rugova kryeministër me gjithë ato vota që i ka pasur LDK-ja. Edhe tash  Haradinaj i ka pasur votat për ta themeluar Qeverinë”, tha Gashi.

Thotë se kjo qeveri do të jetë shumë e suksesshëm, sepse për dy muaj ka marrë shumë vendime.

Sipas tij, kjo qeveri do të punojë katër vjet.

Gashi thotë se numër të përafërt të zëvendësministrave ka pasur edhe Qeveria e Isa Mustafës, por ky numër, sipas tij është në proporcion me numrin e partnerëve në koalicion.

“jemi koalicion heterogjen dhe kemi nevojë të kemi kaq shumë zëvendësministra, sepse duhet t’i akomodojmë njerëzit”, tha ai./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sg7Q4e69KzM

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori