LAJMI I FUNDIT:

Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë

Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë

Ish i burgosuri politik Ramadan Gashi, ka rrëfyer për torturat që i ka përjetuar si pasojë e organizimit të protestave të marsit 1981.

Ai e ka përmendur Asllan Sllamnikun si një nga UDB-ashët shqiptarë i cili sipas tij ishte më brutali ndaj tij.

Gashi tha se asnjëherë nuk ka parë ndonjë shenjë pendese te asnjë nga pjesëtarët e UDB-së.


“Nuk kam parë. Qaty është që u mundova me i nda në tri grupe. Pendesë nuk kam pa. Kam pa nashta qat ndjenjën që e ka vërejt brenda se nuk është mirë, por… E kam vërejt një që s’po ia di emrin që më than po më dukesh si djali im. Kkisha përshtypje se ishte njeri i mirë, por pendesë s’kam pa”, u shpreh ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Përkundër kësaj, Gashi tregoi se asnjëherë nuk ka tentuar të hakmerret.

“Janë disa që vetëm kanë hy dhe janë mbet në të. Kanë mëndu se duhet me ruajt Jugosllavinë, për privilegje të tyre ndoshta, por edhe kanë mendu ashtu. Nëse e kanë pas vetëm për privilegje, turp ju qoftë. Nëse ka mëndu ndokush që është mirë me kry detyrën, ndoshta është ndjenjë më e lehtë. Është e pashjegueshme me torturu një djalë të ri. Isha 23 vjeç. I kemi pas shumicën 18 vjeç. Edhe ndaj tyre me ushtru dhunë s’di”, tha ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori