LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Rugova e Thaçi kanë hyrë në histori, Kurti i ka vetëm dy mundësi

Gashi: Rugova e Thaçi kanë hyrë në histori, Kurti i ka vetëm dy mundësi

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar marrëveshjen e Ohrit, të cilën ai nuk e konsideron si të tillë dhe zhvillimet rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gashi cek se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka për qëllim futjen në histori të shqiptarëve, andaj shton se Asociacioni nuk është pranuar.

“Rugova e Thaçi kanë hyrë në histori, Kurti i ka vetëm dy mundësi me hy në histori. Ka edhe të tjerë që janë futur. Si Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli e pastaj si gjysmë është edhe Azem Vllasi”, tha ai në emisionin Pressing në T7.


“Kurti qysh mundet me hi në histori. Janë vetëm dy mundësi, si politikan pushtetar, pasi si opozitar është futur. Si pozitar mundet vetëm me dy sende. Nëse bën marrëveshje me Serbinë, pra kjo nuk është bërë ende. As Asociacion nuk ka ende. As njohje nuk ka. Po bën gabim kur po thotë se ka njohje, nuk ka. Më vonë pas 45 ditëve kur bëhet ky dokumenti për vetmenaxhimin serb, e shohim. Nëse ka elemente të marrëveshjeve të viteve 2013-2015, atëherë dihet se e ka bërë Asociacionin”, shton ai.

“Mënyra e dytë është nëse ka plan, vizion, si me zhvillu vendin. Gjë që e kemi parë se ky nuk e ka pas. Ky e ka shumë me rëndësi si futet në histori. Nëse e formon një Republikë Srpska që krijon një mosfunksionim të Kosovës është e pamundur. Ky nuk e bën këtë kurrë”, përfundoi Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori