Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi gjatë raportimit të tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka bërë të ditur se frika e kompanive austriake për pasiguri ekonomike në Kosovë është fajtori që diaspora po përballet me probleme në kufi.
Mirëpo ka theksoi se në këtë drejtim kanë bërë disa lehtësime sa i takon procedurave si dhe kanë ulur çmimin në policën kufitare nga 50 në 15 euro.
Gashi tutje ka theksuar se në mënyrë që Austria të ndihmojë Kosovën për Kartonin e Gjelbër si Qeveri u kanë propozuar kompanive austriake që në mënyrë që Austria të ndihmojë për Kartonin e Gjelbër, do marrin përsipër përgjegjësitë financiare.
“Vullneti i mirë po përfundon kur po vjen puna tek aspekti financiar dhe pasiguria e kompanive austriake me marr këtë rriskë. Ne u kemi ofruar edhe dje në emër të Qeverisë që ne jemi të gatshëm si Qeveri me hy si një lloj dorëzanie dhe nëse ka problem me pagesën në të ardhmen Qeveria të merr për sipër një lloj garancioni, dhe kjo është tentativa e fundit po shpresoj në aspekt pozitiv që të binden këto kompani që të marrin përsipër këtë pjesë. Ne kemi marr edhe me shkrim më duket ka dy javë prej Asociacionit të Sigurime të Austrisë përgjigjen negative pikërisht me këtë arsyetim të aspektit financiar”, ka deklaruar Gashi.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme,Vjosa Osmani, ka kërkuar veprime konkrete nga ministri i Diasporës, Dardan Gashi sa i takon pjesëmarrjes së diasporës në votim.
“Një numri të madh kanë shprehur interesim të madh që të votojnë, pra një numri jashtëzakonisht të madh i është pamundësuar jo që nuk kanë pasur interesim por i është pamundësuar, tani kur dalin lajmet të tilla çdo ditë për pamundësim të shfrytëzimit të drejtës së votës, e drejtë e garantuar me Kushtetutë natyrisht që kjo dekurajon shumë të tjerë që do të mund të kishin interesim të aplikonin. Pra ne presim nga ministria juaj që të dilni me propozime konkrete dhe jo vetëm të pritet nga KQZ-ja që ata të rregullojnë diçka… E drejta politike e tyre është tani në portofolin tuaj presim nga ju që të merrni iniciativën kryesore me propozime konkrete se çka duhet të ndryshoj në ligjin për zgjedhje të përgjithshme, çka duhet të ndryshoj në ligjin për zgjedhje lokale, dhe çka duhet të ndryshoj në rregulloret e KQZ-së”,u shpreh Osmani.
E lidhur me këtë çështja ministri Gashi, tha se KQZ-ja ka dështuar totalisht sa i takon dhënies së mundësive që bashkatdhetar të votojnë.
Ai tha se disa herë i kanë dërguar shkresa KQZ-së, por që ende nuk kanë marr përgjigje, por ka ftuar partitë politike që t’i bëjnë presion këtij institucioni që të ndërmerr hapa konkret deri në momentin kur do ketë ndryshime kushtetuese.
“KQZ-ja nuk ka reaguar as në shkresat dhe konceptet që i kemi dërguar ne si ministri sa i përket përmirësimit të gjendjes, prandaj edhe bëra ftesën që edhe si parti politike bashkërisht të dalim me një dokument apo koncept edhe t’i ofrojmë ose të detyrojmë pra në këtë rast KQZ-në e cila është në shërbim të partive politike edhe sistemit politik që t’i ndërmarr këta hapa deri në momentin që të ketë ndryshimet kushtetuese sa i përket pastaj edhe pjesëmarrjes në kuptim të ulëseve”, ka deklaruar ministri Gashi.
Gashi ka thënë se ka marr vendim që të gjitha Qendrat Kulturore që veprojnë në shtetet mike do të mbyllen sa më shpejt që është e mundur, pasi që sipas tij është e çuditshme se si qendra të cilat sipas tij funksionojnë në mënyrë jo ligjore dhe nuk janë të regjistruara as si OJQ në vendet gjegjëse.
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kërkuar sqarim nga ministri Gashi për regjistrimin e diasporës dhe ky i fundit ka thënë se procesi fizik i regjistrimit ka përfunduar vitin e kaluar, por që tani është vetëm online. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025