LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nga tre të infektuarit e ri në Prishtinë, njëri është fëmijë i një kopshti privat

Gashi: Nga tre të infektuarit e ri në Prishtinë, njëri është fëmijë i një kopshti privat

Tri raste të reja me coronavirus janë paraqitur sonte në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se infeksionet e reja janë raste kontakti të rasteve të mëhershme.

Gashi thotë se megjithatë 20 fëmijët e çerdheve të kryeqytetit ende nuk janë testuar dhe shpreson se një gjë e tillë do të bëhet gjatë ditës së nesërme.


Ai thotë se njëri nga tre të infektuarit e ditës së sotme është një fëmijë nga një kopsht i sektorit privat.

“Është njoftuar kopshti dhe njëkohësisht edhe IKSHPK. Nesër apo sonte në orët e vona Instituti do të kontaktojë me kopshtin dhe do të vazhdojë me gjurmimin e rasteve të kontakteve të këtij fëmijës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se në Komunën e Prishtinës janë 38 raste aktive me coronavirus nga 113 raste të përgjithshme sa ka pasur kryeqyteti.

“Deri më tani kemi 73 të shëruar ndërsa pritet ditëve në vijim të kemi të shëruar të tjerë pasi kanë bërë rreth një muaj prej se janë infektuar”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori