Kryetari i degës se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë, Fatmir Gashi, në një reagim për media ka theksuar se investimet elektorale të kryetarit aktual të Pejës, e kanë zhytur këtë qytet në kaos trafiku dhe degjenerim urban.
Ai në këtë komunikatë ka thwnë se “ dëshmitarë të disa investimeve elektorale, që po ndodhin tash e një muaj në qytetin e Pejës, e të cilat shihen qartë të jenë një maskë infrastrukturore, tendencë për të hedhur mjegullë elektorale në këtë verë me vapë”.
“Shohim disa mini – projekte në pika të ndryshme të qytetit që po realizohen pa kurrfarë kriteri, kurrfarë shpjegimi e as debati. Mos të flasim për procedura të tjera që obligon ligji. Projekte të tilla të realizuara, pa planifikim, pa para, janë duke krijuar borxhe enorme. Projekte të tilla, deri më tani e kanë futur komunën e Pejës në më shumë se 6.5 milion euro obligime. Se këto investime janë kryekëput elektorale, tentim për një grusht vota, e ka pranuar edhe vet kryetari në largim Muhaxheri, gjatë mbledhjes së fundit të asamblesë komunale, në përgjigjen ndaj reagimit tonë në këtë shqetësim, duke thënë, se këto investime ‘janë mençuri politike’” (sic.), ka thënë Gashi.
Sipas tij, “Muhaxheri po harron se qytetarëve të Pejës nuk mund t’ua hedh”.
“Kocka, kungja, shtylla, zallë, beton – këto janë elementet, karakteristikë e investimeve minore elektorale të shpirtngushtësisë së Gazmend Muhaxherit. Këto dukuri negative të cilat e dëmtojnë Pejën në proces afatgjatë, po shkaktojnë kaos të paparë në trafik, në të gjitha hyjre – daljet e qytetit të Pejës si dhe në rrugët vitale urbane, duke shkaktuar kështu kolona të gjata automjetesh, pritje nga 20 deri në 30 minuta. I tërë ky kaos ndodhë në një periudhë, kur kemi prezent edhe diasporën tonë të nderuar. Mërgata jonë e as qytetarët nuk meritojnë bllokada, për teke elektorale të shpirtngushtësisë” (sic.), ka thënë ai.
Gashi më tutje ka theksuar se ai AAK-ja e Pejës, shprehin shqetësimin e thellë, ndaj këtij realiteti i cili sipas tij, është shëmtues. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!