LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK dhe VV edhe gjatë fushatës zgjedhore janë deklaruar kundër taksës

Gashi: LDK dhe VV edhe gjatë fushatës zgjedhore janë deklaruar kundër taksës

Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se shtetësia e Kosovës dhe kufijtë e saj, rregullimi kushtetues, orientimi strategjik dhe gjeopolitik tejkalon përgjegjësit partiake dhe qeveritare dhe si rrjedhojë lidhur me gjithçka që mund të cenojë njërën nga këto dimensione konsensusi është i domosdoshëm.

Ai tha se partnerët  e koalicioni qeverisës, LDK dhe LVV në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2019  kanë deklaruar kundër tarifës 100 % dhe kanë proklamuar se kjo masë do të zëvendësohet me masa reciproke dhe adekuate.

“Pra të sinqertë me votuesit prezantuam taksën si një mjet politik jo adekuat për arritjen e qëllimeve në arenën ndërkombëtare”, tha Gashi, duke shtuar se së fundi anketimet joformale të realizuara me qytetarë konsiderojnë heqjen e tarifës  në favor të ruajtjes së marrëdhënieve me aleatët perëndimor.


Ai tha se presioni ndërkombëtare nga aleatët për dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare është rritur dukshëm.

“Politika dhe diplomacia kosovare kanë dështuar të arsyetojnë tarifën 100 për qind”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, me synimin për mbylljen e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë, LDK synon të bashkëpunojë me aleatët, në radhë të parë me SHBA-të, duke i njoftuar me listën gjithëpërfshirëse të pengesave ekonomike dhe politike që po ndërmerren ndaj Kosovës.

“Me tarifën e hequr në rast se dialogu nuk rezulton me pritjet dhe nëse politika e Serbisë nuk ndryshon masat reciproke do të vendosen sipas një plani të bashkërenduar mes partnerëve të koalicionit dhe spektrit politik në Kosovë”, tha ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori