Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Tomë Gashi në një intervistë për Telegrafin ka folur për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale si dhe materialet e dërguara në OVL të UÇK-së.
Gashi tha se arrestimet e fundit të cilat u bënë nga zyra e Prokurorisë Speciale janë rezultat i votimit të Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, Gjykata Speciale me arrestimin e kryetarit të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, ka tentuar të fsheh skandalin e vet, ngase siç tha ai dosjet rrodhën nga ta.

“Kjo është rezultat i asaj që është pritur meqenëse deputetët e Kuvendit të Kosovës, fatkeqësisht votuan Gjykatën Speciale në vitin 2015, dhe është korrë ajo që është mbjell. Kemi tre pjesëtarë të UÇK-së të cilët janë të arrestuar dhe të cilët janë në Hagë. Gjykata Speciale me arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt kanë tentuar ta fshehin skandalin e vet, ngase dosjet rrodhën prej tyre”, ka thënë ai.
Avokati Gashi theksoi se është e çuditshme se si Gjykata Speciale bazohet me dokumentacione të Prokurorisë për krime të luftës në Serbi, pasi siç tha ai Serbia ishte palë ndërluftuese, e UÇK-ja luftuan në mbrojtje të popullit të vet.
“Ka qenë e ditur që nëse vijnë dokumentacione të tilla në OVL të UÇK-së, shqiptarët kudo dhe opinioni duhet ta shohin se Gjykata Speciale qenka duke punuar me dokumentacione të Prokurorisë për krime të luftës në Serbi dhe të organeve të tjera të ndjekjes. Është pak e çuditshme se si mund të ndodh kjo, pasi Serbia ishte palë ndërluftuese, e pjesëtarët e UÇK-së luftuan në mbrojtje të popullit të Kosovës, dhe civilëve të saj, dhe të përdoret dokumentacioni i një pale ndërluftuese është çështje e diskriminimit të Gjykatës Speciale”, u shpreh ai.
I pyetur se a ka mandat Gjykata Speciale për arrestimet e Gucatit dhe Haradinajt, avokati Gashi tha: “Mendoj që nuk mandat Gjykata Speciale për rastin e Gucatit dhe Haradinaj. Gjykata Speciale mendon që ka mandat për gjithçka. Nëse ata kanë rënë ndesh me nenet e caktuara të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, atëherë do duhej të përgjigjeshin këtu. Por qëllimi i Gjykatës Speciale është që ta mbulojnë skandalin e vet, ngase ata nuk arrestuan askënd prej të vetëve, nuk arrestuan askënd në gjykatë apo në prokurori, dhe dokumentacioni rrodhi nga ta, dhe nuk u inskenuan në Prishtinë. Mirëpo gjykata ishte e rrezikuar nga vetvetja, dhe me për mbulimin e skandalit të tyre në mënyrë spektakolare dhjetëra policë të uniformuar me armë të gjata, me maska thuajse ishte një luftë e vogël në Prishtinë, i arrestuan ë mënyrë të tillë që ta mbulojnë skandalin që e krijuan vet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës