Është lojtari që ka udhëtuar më shumë për të mbërritur deri në kampin ku po stërvitet kombëtarja ynë në prag të Europianit në Austri, megjithatë për Shkëlzen Gashi, po ashtu si edhe për lojtarët e tjerë kuqezi, Euro 2016 është një kompeticion që nuk duhet humbur.
Sulmuesi, i cili aktivizohet në Amerikë me Kolorado Repids, ka shkuar shumë larg me parashikimet e fazës së grupeve të Europianit duke besuar se Shqipëria mund të marrë 7 pikë nga 3 ndeshjet.
“Tani kanë filluar emocionet. Jam i gëzuar që do të shkojmë në Francë. Është hera e parë që shkojnë në një event kaq madhor, ndaj duhet të japim maksimumin.”
Takimi i parë me Zvicrën, për shumë arsye sidomos për Shkënzen Gashin që sheh shumë nga futbollistët e përfaqësuese helvete mbetet i vecantë, por objektivi, për 27-vjecarin, mbetet vetëm 1, fitorja.
“Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq.”
Emri i Gashit në listën e De Biasit bën pjesë në grupin e sulmuesve dhe me skemën që luan Shqipëria vetëm njëri prej tyre mund të jetë në formacion. Përtej dëshirës për të qenë në fushë, Gashi nuk i vë në dyshim zgjedhjet e trajnerit.
“Trajneri jep formacionin, të gjithë lojtarët duhet t’i bindemi dhe të japim maksimumin. Kështu sic kemi luajtur gjatë eliminatoreve duhet të luajmë sërish.”
Goli i shënuar në fitoren përmbysje me Armeninë në “Elbasan Arena” i ka dhuruar Gashit momentin më emocionues me ngjyrat kuqezi.
“Për mua goli i parë në Elbasan ka qenë shumë emocionues sepse nga humbja fituam. Kur i pashë të gjithë shqiptarët të gëzuar, u emocionova më shumë. Ai moment më dha më shumë vullnet. Në Armeni duhet të fitonim dhe kur me erdhi momenti nuk hezitova për ta shtyrë topin në rrjetë. Te goli i tretë e kuptova se do të shkonim në Francë.”
Gashi e ka nisur mirë aventurën te Colarado Rapids në MLS, ku sulmuesi kuqezi ka gjetur mbështetjen e shumë tifozëve shqiptarë. 27-vjecari ndihet shumë mirë fizikisht dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në europian.
“Po e kaloj mire me Colorado, duhet t’e fsalenderoj tre gjithe shqiptaret qe me mbeshtesin te Colarado. Kështu është futbolli mund të të cojë edhe në një vend të largët. Jam shumë mirë, në Amerikë kam luajtur të gjithë ndeshjet.”
Duke u kthyer te kombëtarja, Gashi nuk heziton të bëjë llogaritë për ndeshjet e grupit A, ku Shqipërinë e sheh në fazën tjetyër.
“Është shumë e rëndësishme ta nisim mbar me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë. Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim mëksimumin dhe me beuar në të trija ndeshjet”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit