Gary Neville ka kaluar në nivel personal me kritika ndaj Barcelonës, derisa çdo lëvizje të tyre po e kritikon.

Së fundmi, legjenda e Manchester United i ka bërë një postim Barcelonës, qysh në prezantimin e Jules Kounde si lojtar i tyre.


“A e di ai se nuk i paguhet paga e plotë nëse duan ta heqin qafe??”, thuhet në postimin e Neville, derisa ka shpërndarë atë të Fabrizio Romanos.

Ai po e krikon Barcelonën që nuk po u paguan pagat lojtarëve, specifikisht Frenkie de Jongut që po kërkohet nga Djajtë e Kuq.

Neville ka kërkuar ndërhyrjen nga FIFA dhe lojtarët të marrin veprime ligjore ndaj klubit katalanas që nuk i paguan obligimet dhe bën transferime të tjera.

Barcelona deri më tani ka realizuar katër transferime si, Robert Lewandowski, Raphinha, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Jules Kounde, ndërsa ka rinovuar edhe me Ousmane Dembelen që ishte në prag të largimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app