Një garazh i vogël ka dalë në shitje për 1.2 milion funte (rreth 1.4 milion euro) - por në pronë ka më shumë "sesa ato që shihen me sy".

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kjo “kasolle” vjen me një fushë tenisi me madhësi të plotë - dhe ndodhet në një nga zonat më ekskluzive në Newcastle, Angli.


Screenshot 13 2

Çmimi mesatar për një pronë në Graham Park Road, Gosforth, ka qenë 1,9 milion euro gjatë vitit të kaluar.

Dhe kjo pronë ka leje planifikimi për një banesë të shkëputur e cila në përfundim do të ofrojë afërsisht 450 m² sipërfaqe bruto në tre nivele.

Screenshot 14

“Rruga me pemë të Graham Park Road shpesh tërheq blerësit e rajonit, të tërhequr nga arkitektura e bukur e zonës, kopshtet dhe afërsia me lokacionet tjera të rëndësishme dhe shkollat”, citohet të jetë thënë ndër tjerash në përshkrimin e shpalljes. /Telegrafi/