LAJMI I FUNDIT:

Garancia e fortë e Hovenier për Kosovën, analistët me mendime të ndryshme për pozicionin e SHBA-së në dialog

Garancia e fortë e Hovenier për Kosovën, analistët me mendime të ndryshme për pozicionin e SHBA-së në dialog

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin zbatimin e të gjitha zotimeve që dalin nga bisedimet Kosovë – Serbi, por nuk mbështesin asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumë etnik apo institucionet demokratike të Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas një debati me dyer të mbyllura për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që u mbajt në mjediset e ambasadës amerikane.

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini analistë e politikanë kanë mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimin e SHBA-së në lidhje me Kosovën.


Si mesazh i qartë, përmbajtjesor e shpresëdhënës është  cilësuar deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier nga ana e juristit, Bardhyl Hasanpapaj.

Hasanpapaj ka thënë se deklarata e Hovenier ishte një mesazh që ofron garanci për Kosovën dhe popullin e saj.

“Mesazhi ishte goxha i qartë, mjaft përmbajtjesor i ambasadorit amerikan dhe ishte goxha shpresëdhënës. Ishte një mesazh që ofron garanci për Kosovën, për elitën politike dhe qytetarët e Kosovës. Për këtë iniciativë që ata e kanë marrë tashmë dhe duket që e kanë seriozisht por edhe po investojnë kohë, mund e energji, për të komunikuar edhe me qytetarët për natyrën e tij”.

Ai thotë se Asociacioni nuk është diçka që duhet të kemi frikë sipas SHBA-së.

Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë
Lexo po ashtu Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

Mirëpo, ish ministri Dardan Gashi thotë se qëndrimet amerikane duket se kanë ndryshuar nga ato që ishin shprehur në një letër që presidenti Biden para dy vitesh.

Gashi ka theksuar se në atë letër që e kishte dërguar në Kosovë para dy viteve, presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kishte pasur kërkesë që të bëhet marrëveshja me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi rrëshqitur nga letra e Biden-it në një propozim evropian të Bashkimit Evropian, i cili është mjaft i paqartë se çfarë sjell në fund ai propozim. Këtu është problemi”, ka theksuar Gashi.

Nga ana tjetër, anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Zgjim Hyseni u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është duke e refuzuar arritjen e një marrëveshjeje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale
Lexo po ashtu Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

“Bindja ime është që Kurti nuk është duke e refuzuar marrëveshjen, çështja është që ne nuk po marrim sa duhet mësim nga përvoja”, ka thënë Hyseni.

Ish deputeti Visar Ymeri thotë se kemi pasur kërkesa jashtëzakonisht të sinqerta nga SHBA-të, që ta marrin seriozisht procesin e Asociacionit, por që sipas tij nuk jemi angazhuar si shtet.

“Ne jo që nuk i kemi dëgjuar ato, por madje jemi sjellë me procesin në mënyrë jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe të paparashikueshme. Kujtojeni dhjetorin e vitit të kaluar se në çfarë situate e kemi sjellë vendin”, deklaroi Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori